Plagoset rëndë në vendin e punës një person në Korçë, niset me urgjencë drejt spitalit

Një person është plagosur rëndë nga mjeti i punës në Korçë. Mësohet se punonjësi ka marrë plagë të rënda në trup dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.
Detaje më të hollësishme nuk dihen ende, paraprakisht mësohet vetëm që punonjësi është përplasur nga një mjet pune, aksidentalisht. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Porodinë.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 06.04.2021, rreth orës 13:30, jemi njoftuar se në fshatin Porodinë, Korçë, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke punuar arën me një mjet tip zetor, dyshohet se është plagosur rëndë në këmbë, si pasojë e frezës së mjetit. Aktualisht ky shtetas, ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

