Shkon në 160 numri i viktimave në Indonezi nga ciklonit tropikal “Seroja”

Bota

Shkon në 160 numri i viktimave në Indonezi nga ciklonit tropikal

Numri i të vdekurve në Indonezi si pasojë e ciklonit tropikal Seroja ka shkuar në 160.  Qendra Indonezian për Menaxhimin e Katastrofës bëjnë me dije se ekipet e shpëtimit ndodhen në terren për të ndihmuar personat që kanë mbetur të bllokuar.

 “Katastrofat u shkaktuan nga stuhia tropikale që goditi provincën lindore të Nusa-Tengas. Në raportimet e para të mëngjesit të 4 prillit, mësuam se disa zona u prekën veçanërisht nga stuhia, rrebeshet dhe dallgët deri 6 m të larta", shkruajnë mediat e huaja.

Shumë persona u gjetën të hënën nën baltën që vërshoi bashkë më ujërat në zonat rurale të Indonezisë dhe të Timorit Lindor. Stuhia dhe rrëshqitjet e dheut rrafshuan një fshat duke e bërë të pabanueshëm pasi tërë banesat u zhvendosën afër bregut të oqeanit.

Autoritetet thonë se problem për ta mbetet strehimi i personave të prekur, pasi rrezikohen edhe nga pandemia e kovidit-19. Gjysma e popullsisë indoneziane jeton në zona me rrezik përmbytjesh dhe erozioni, që sipas ambientalistëve, janë pasojë e shpyllëzimit.

ME TE LEXUARAT