Nga marshimi te përplasjet me policinë, protesta në Tiranë shoqërohet me tensione

Aktualitet

Nga marshimi te përplasjet me policinë, protesta në Tiranë

Tensionet shoqëruan edhe protestën e 172 në kryeqytet. Një protestë që nisi e qetë dhe si një marshim në rrugët e Tiranës, por solli përplasje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Efektivët e policisë u përplasën me protestuesit, në tentativë për t’i larguar ata nga bulevardi, që të mos bllokohej qarkullimi.

Protesta nisi prej orëve të mëngjesit, me nisjen e seancës plenare, por Parlamenti nuk ishte fokusi i të rinjve, të cilët edhe të mërkurën zgjodhën Ministrinë e Arsimit dhe Kryeministrinë.

E njëjta pamje ishte edhe në protestën e kaluar, ku pati përplasje të forta mes policisë dhe të rinjve që zbritën në bulevard.

Një prej tyre denoncon se është dhunuar nga forcat e rendit.

Videoja e të riut që pretendon se është dhunuar brenda komisariatit u publikua nga kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, i cili paralajmëron se efektivët do të përballen me ligjin.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion