VIDEO/ Nga kënga e Dua Lipës te “Burim magjistari”, shqiptarët në GTA 6! Në videolojën e famshme dëgjohet edhe gjuha shqipe

Showbiz

VIDEO/ Nga kënga e Dua Lipës te “Burim magjistari”,

Video-loja Grand Theft Auto 6 ka mbërthyer pas ekranit miliona entuziastë në mbarë botën. Ajo është një prej video-lojërave më të njohura në botë dhe seria e gjashtë e shumëpritur ka mbërritur tashmë pas 13 viteve.

Ashtu si në mbarë botën, GTA 6 ka fituar popullaritet edhe në Shqipëri, dhe duket se Rockstar Games nuk i ka zhgënjyer fansat shqiptarë duke vendosur të përfshijë disa referenca për shqiptarët në të.

Një prej tyre është përfshirja e këngës së re të artistes shqiptare nga Kosova, Dua Lipa.

Dua Lipa kontribuon me një këngë të re solo, të titulluar "Go Easy", në "Grand Theft Auto VI: The Album", kolonën zanore shoqëruese me 34 këngë për "Grand Theft Auto VI".

Por një tjetër moment është gjatë misionit “Day Release”, ku protagonistes, Lucia, i duhet të heqë byzylykun e monitorimit nga këmba. E për këtë i vjen në ndihmë një personazh shqiptar i quajtur “Burim”.

Gjatë misionit, është Mattia ai që e prezanton Lucian dhe Jason, protagonistët me Burimin duke i thënë “nuk jemi larg mos u shqetëso, prandaj kam Burimin këtu. Burim magjistari. Ai do ta heqë menjëherë monitorin”. “Duket si model i vjetër, është e lehtë”, përgjigjet Burimi.

Një tjetër moment është kur Jason dhe Lucia hyjnë në një party brenda klubit dhe në sfond dëgjohet dialog në gjuhën shqipe. “Them se do ikim së shpejti, se këta amerikanët bërtasin gjithmonë”, dëgjohet në sfond në gjuhën shqipe.

Referencat ndaj shqiptarëve në GTA 6 nuk duket se janë rastësore. Sipas disa interpretimeve dhe spekulimeve të mëparshme, kjo vjen për shkak se në Florida, aty ku është vendosur video-loja, jeton një komunitet i madh shqiptarësh.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion