Protestuesit mbildhen para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Rama
Lajmifundit
/
19 November 2026, 18:48
Aktualitet

Qytetarët janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, ku vijojnë protestën me kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës.
Raportohet se protestuesit kanë deklaruar se nuk do të largohen nga sheshi pa u plotësuar kërkesa e tyre kryesore, të cilën e kanë artikuluar që prej 31 majit.
Ata vijojnë të qëndrojnë përpara godinës së Kryeministrisë, pavarësisht thirrjeve të policisë për t’u shpërndarë.
Sipas aktit normativ të qeverisë, policia nuk i lejon protestuesit të qëndrojnë në bulevard, por qytetarët kanë vendosur të vijojnë tubimin e tyre.


