Zbulohet kontinenti i lashtë poshtë Zelandës së Re

Një fragment i fshehur që daton rreth 1.3 miliardë vite më parë, po ndihmon shkencëtarët të gjurmojnë historinë misterioze të “kontinentit të humbur” të njohur si Zelandia, sipas ‘National Geographic’.
Kristalet janë marrë nga shkëmbinj që ndodhen pranë ishujve të Zelandës së Re, dhe ato përfaqësojnë pjesët e vetme të mbetura nga Zelandia, një sipërfaqe rreth 5 milionë kilometra katrorë që ngre kokën mbi oqean.
Ajo që i shtangu të gjithë ishte fshehur nën pjesën lindore të jugut të Zelandës së Re dhe Ishujve Stjuart: një masiv toke disa miliardë-vjeçar që i përket këtij super kontinenti të zhytur nën oqean.

“Kontinentet ngjasojnë me ajsbergët,” thotë autori dhe gjeologu strukturor Keith Klepei. “Ajo që shohim në sipërfaqe nuk është asnjëherë shtrirja reale e këtyre gjigandëve natyrorë.”
Sidoqoftë shkencëtarët kanë qenë duke ndjekur gjurmët e Zelandias për dekada me radhë, ama ata pranojnë se u duhet më tepër punë për të sjellë në dritë pamjen përfundimtare dhe origjinale të kontinentit.
Ata premtojnë se konkluzionet e këtij studimi do të na ndihmojnë ta kuptojmë më mirë ‘vallëzimin’ e kontinenteve tona, si dhe valsin e tyre magjepsës rreth e rrotull planetit Tokë, herë herë duke u bashkuar dhe formuar super kontinente, e të tjera herë duke u shkëputur dhunshëm nga njëri tjetri.


