Studim/ Domatja zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit

Soft

Studim/ Domatja zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit

Kanceri i gjirit është një sëmundje me shumë e shtuar te gratë që janë gjatë fazës së menopauzës. Një studim i fundit nxjerr në pah përfitimet e mundshme mbrojtëse të domateve në parandalimin e kësaj forme të kancerit.

Studimi u botua në revistën prestigjioze shkencore Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism dhe shqyrtoi efektet e dy ushqimeve të ndryshme, domates dhe sojës, në një grup prej 70 grave në postmenopauzë për 10 javë.

Rezultatet treguan se një dietë e pasur kryesisht me domate kishte një efekt pozitiv në nivelet e hormoneve që luajnë një rol në rregullimin e metabolizmit të yndyrës dhe sheqerit.

Sipas studiuesve, përfitimet e konsumimit të domateve dhe produkteve bazuar në to, edhe për një kohë të shkurtër, ishin qartë të dukshme në gjetjet e studimit. Kjo për faktin se domatja dhe sidomos salca e saj është veçanërisht e pasur me lëndë ushqyese thelbësore, vitamina, minerale dhe kimikate.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion