Tentuan të blejnë vota, shteti ballkanik arreston kandidatët për deputet
Lajmifundit
/
14 Prill 2021, 16:57
Kosovë&Rajon

Pesë kandidatë për deputetë në parlamentin Bullgar u arrestuan për blerjen e votave, njoftoi sot zyra e prokurorit Bullgar. Dy prej tyre u mbajtën në paraburgim për 72 orë, dy të tjerët u mbajtën për një kohë të pacaktuar, dhe njëri u la i lirë me kusht, raporton agjensia Bullgare BTA.
Një zëdhënëse e Prokurorit të Përgjithshëm, Sijka Mileva, vlerësoi se për herë të parë, në përputhje me Ligjin për Pastrimin e Parave, më shumë se 383,000 leva u sekuestruan me kërkesë të prokurorisë në mënyrë që të parandalonte përdorimin e tyre për blerjen e votave.


