Shkencëtarët zbulojnë peshqit e padukshëm, ja misteri i tyre

Peshqit e padukshëm jetojnë në thellësi dhe tashmë janë gjetur nga shkencëtarët. Ata tregojnë se këta peshq zbulohen vetëm kur ngordhin, pasi trupi i tyre kthehet në opak dhe të dukshëm.
Këta peshq që janë të padukshëm, transparencën e kanë në të gjitha organet dhe e vetmja gjë e dukshme e trupit të tyre janë sytë dhe ushqimi brenda stomakut pas një vakti të konsumuar. Ndërkohë që evolucioni ka ndikuar edhe tek gjahtarët, disa prej të cilëve ka zhvilluar aftësinë për të parë dritën e polarizuar, që reflektohet edhe nga këto gjallesa me trup tërësisht transparent.
Kjo karakteristikë e tyre mund të verifikohet vetëm tek peshqit e detit, pra aty ku ka kripë dhe vetëm nëse jetojnë në thellësi, pasi peshqit e sipërfaqes nuk e kanë të mundur për shkak të dritës së diellit që i prek.


