Vetting-u/ Shkarkohet Prokurori Agim Dalipaj

Aktualitet

Vetting-u/ Shkarkohet Prokurori Agim Dalipaj

Prokurori i Prokurorisë së Tropojës, Agim Dalipaj është shkarkuar gjatë seancës së sotme në KPK.

Agim Dalipaj u përball edhe të martën më 15 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore u konstatuan probleme për kriterin e pasurisë dhe profesionalizmin. Ndërkohë, Dalipaj u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.

Dalipaj e ka filluar karrierën në vitin 1992 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë si prokuror i Prokurorisë së Lezhës. Prej vitit 2015, ai ushtron funksionin si prokuror i emëruar në Tropojë.

Komisioni i ka kaluar barrë prove për pasurinë prokurorit Dalipaj. ILDKPKI ka konstatuar fshehjen e një apartamenti me sipërfaqe 53 m2 në Shëngjin gjatë viteve deklaruese 2006-2008, si dhe mungesë burimesh për blerjen e kësaj pasurie.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion