Nëse menduat se kishit parë çdo gjë, e keni gabim! Balenciaga publikoi sandalet Crosc në formë takash

Sandalet Crosc me taka, janë prodhimi më i fundit që ka habitur të gjithë dhe askush nuk mendoi se do e shikonte këtë krijim. Marka luksoze e modës Balenciaga zbuloi vizionin e saj për gjënë tjetër të madhe në modën post-pandemike, si pjesë e koleksionit pranveror të Balenciaga 2022, por nuk ka ende asnjë fjalë se sa do të kushtojnë ato.
“Prezantimi i sezonit Pranverë 2022 të Balenciaga-s shqyrton shqisat tona të zhvendosura të realitetit përmes lenteve të teknologjisë. Ne e shohim botën tonë përmes një filtri, të përsosur, të lëmuar dhe të fotoshopuar”, tha Balenciaga në një përshkrim të koleksionit.

Kujtojmë se dy markat, Balenciaga dhe Crocs sollën bashkëpunimin e dytë.


