Tentoi të largohet nga Shqipëria me 40 mijë euro, ndalohet në kufi i riu nga Korça

Policia kufitare sekuestroi diten e sotme 41 mije euro ne Gjirokaster. Lajmi u be me dije ne nje deklarate zyrtare te shperndare nga ana e policise.
Njoftimi i policise: Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.
Sekuestrohen 41.045 euro.
Procedohet penalisht poseduesi i shumës monetare.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në të detajuar në vijën e dytë, një mjet kamion me drejtues shtetasin F. S., 30 vjeç, banues në Korçë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në një çantë dore, 41.045 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, drejtuesi i kamionit shtetasi F. S. u procedua penalisht për veprat penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi" dhe "Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".



