Ndërtohet fabrika që do të prodhojë materiale nga hapësira

Soft

Ndërtohet fabrika që do të prodhojë materiale nga

Një kompani britanike me seli në Uells po e kthen në realitet atë që deri pak kohë më parë dukej si fantashkencë; prodhimin industrial në hapësirë.

Space Forge ka dërguar me sukses në orbitë një mini-fabrikë me madhësinë e një mikrovale, të pajisur me një furrë që arrin temperatura rreth 1000 gradë Celsius. Qëllimi i këtij projekti inovativ është prodhimi i materialeve për gjysmëpërçues, të cilët përdoren në teknologji të avancuara si rrjetet 5G, automjetet elektrike, aviacioni dhe infrastruktura e komunikimit.

Sipas drejtuesit të kompanisë, Josh Western, kushtet e hapësirës, mungesa e gravitetit dhe vakumi, lejojnë krijimin e gjysmëpërçuesve deri në 4000 herë më të pastër se ata të prodhuar në Tokë. Mini-fabrika u lëshua në hapësirë gjatë verës me një raketë SpaceX dhe që prej asaj kohe po testohet nga qendra e kontrollit në Kardif.

Një nga momentet më të rëndësishme ishte marrja e imazheve të plazmës që ndriçonte brenda furrës, provë kyçe për funksionimin e sistemit. Hapi i radhës për Space Forge është ndërtimi i një fabrike më të madhe hapësinore, e aftë të prodhojë materiale për mijëra mikroçipa, si dhe testimi i një mburoje termike që do të mundësojë kthimin e sigurt të produkteve në Tokë. Ekspertët vlerësojnë se prodhimi në hapësirë mund të hapë një epokë të re për industrinë globale.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion