Misteri i piramidave egjiptiane, pse Nikola Tesla ishte i fiksuar pas studimit të tyre
Misteri i Piramidave të Egjiptit i ka tërhequr të gjithë, veçanërisht i fiksuar për të studiuar fenomenet e tyre ishte shkencëtari Nikola Tesla.
Tesla është një ndër shpikësit që vdiq i pavlerësuar, po kohët e fundit duket se fama dhe miti i tij është rritur jashtëzakonisht.
Në një artikull të publikuar rreth tij, thuhet se ai ndryshe perceptohet dhe si shkencëtari i çmendur.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Tesla ishte dhe personi që bëri të mundur shpikjen e telefona inteligjentë, të wi-fi, sistemit të furnizimit me energji elektrike AC dhe shumë gjëra të tjera që tashmë janë kthyer në bazë për jetën.
Ndërkaq përveç ideve që Tesla zbatoi dhe patentoi, ai kishte shumë interesa të tjera në fusha të ndryshme kërkimi, disa mjaft ezoterike.
Piramidat egjiptiane ishin një ndër më të pazakontat, ku ndërtimi i tyre misterioz dhe madhështor bënte që interesi i tij të rritej gjithnjë e më shumë.
Tesla besonte se ata i shërbenin një qëllimi më të lartë dhe po i hetonte gjatë gjithë jetës së tij.
Por çfarë gjeti ai aq tërheqës për piramidat?