Monedha të lashta me mbishkrime në gjuhën shqipe, mbi 2300 vjeçare
E vendosur nga Plini (HN 3.101) midis Lupiae (Lecce) dhe Caelia (Ceglie Messapica), në të njëjtin vend ku Balentium shfaqet në Tabelën e Peutinger.
Emri gjendet si Baltium në Mela (2.4). Monedha argjendi të tipit Tarentine që datojnë rreth vitit 350 p.e.s. me legjendën dhe figuracionin e #BALENES aty Messapiane Balethas ose (Valethas) i atribuohen qytetit.
Rrënojat e qytetit gjenden në seksionin e Agro di Torchiarolo të quajtur Balesio latin. Valesio 2 km në veri të S. Pietro Vernotico.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Muzeu Provincial në Brindisi ruan mbishkrime të shumta Iliro - Messapiane dhe materiale funerale nga Baletium.
Kemi gjithmonë parasysh se Shkronja e lashtë pellazgo-iliro-shqiptare 'B' prej gjuhës latino-greke lexohet 'V' ndaj dhe emërtimi i këtij qyteti prej antikitetit deformohet e lexohet prej tyre nga 'Balesio' në "Valesio".
Etimologjia: Mendohet se Balec vjen nga ilirishtja dhe mund të lidhet me fjalën shqipe ballë, nga protoshqipja *balā.
I pari që doli në këtë përfundim ishte studiuesi i mirënjohur Milan Sufflay.
Por, ka shumë mundësi që ky emërtim lidhet edhe me fjalën shqipe "Baltë' e nëse vëmë re me kujdes mbi monedhë shkruhet ekzaktësisht:
*ΒΑΛΘEΑΝΑ; BALTEANA' me kuptimin "Baltë e tana; #BALTIANA; KENETE" (ea = i)
- Dhe mandej nëse i referohemi edhe rrënjës IE *bhel(e)- 'shkëlqyes, i bardhë', edhe këtu kemi sërish fjalën shqipe Ballë, Balë, Bala, Balash etj., fjalë kjo e cila tregon bardhësi, shenjë e bardhë mbi një trup me ngjyra të tjera, ashtu si dhe prej studiuesit Julis Pokorny kemi në shqipe: Ba (la) = Dritë; bardhësi ... në ballë, dukje dukshmëri.