Historia duhet të shkruhet nga historianët

Soft

Historia duhet të shkruhet nga historianët

(Këtë shkrim po e (ri)botoj me disa ndërhyrje dhe ndryshime ,pasi si i tillë mendoj se është aktual dhe ia vlenë të botohet. Shumë shkrime (vepra) nga disa autor (si historian dhe të tjerë) në shkrimet (veprat ) e tyre ka paqartësi dhe shtremëbrime ideore dhe lëmdore,sidomos me ngyrime politike, kështu pa ndonjë vështirësi vërëhen dhe dallohen tema të ndryshme për historin tone, sidomos për peronalitetet e shquara kombëtare të cilët pa angazhim dhe kujdes të duhur shkëncor dhe letrar paraqiten para lexuesve. Kjo sikur në kohet e fundit ka marrë përmasa të gjëra…)

Nga Hilmi Saraçi

Nuk ka dilema se historia jonë është shkruar edhe nga të tjerët që nuk e kanë njohur historinë, prandaj ka mjaft pasaktësi dhe shtrembërime me tendenca që nuk mund të pranohen. Këto shtrembërime kanë rrjedhojen edhe nga fusha të tjera siq është trysnia ideologjike dhe politike. Për këtë arsye historinë duhet lanë historianve dhe njohtsëve të mirëfilltë të historisë, prandaj në këtë fushë ka dilema dhe paqartësi per të gjetur të vërteten. Për këtë arsye duhet ta dijmë që secila figurë dhe secila ngjarje duhet të vendoset në kontekstin meritor të kohës dhe të rrethanave historike, pa ngjyrime politike dhe ideologjike. Në këtë kontekst vështirësitë për ndriçimin e disa ngjarjeve dhe të figurave të shquara janë të pranishme, siq është figura e Ahmet Zogut dhe shumë figurave të tjera…

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rrugëtimi i popullit tonë gjatë historisë

Populli shqiptar ka rrugëtime të hidhta dhe të gjata gjatë historisë. Bëri shumë luftra, pati edhe shumë viktima, pati personalitete që mbeten të pandriçuara sa duhet, pati shumë organizata dhe lëvizje të panumërta ilegale dhe legale që gjatë historisë paten vlera të larta dhe të mirëfillta, jo vetëm për historinë tonë , por edhe për historinë e rajonit me të cilën me të drejtë krenohet populli shqiptar, Në këtë fushë vlen të përmenden figurat emblematike si Skenderbeu, Nëna Terëzë, Adem Jashari e shumë personalitete të tjera që me veprën e tyre na bënë krenar dhe të njohur në botë si komb me tipare të larta kombëtare dhe njerëzore . Shumë luftëtarë, heronjë të kombit në rrugën e gjatë për çlirim dhe për bashkim të kombit sakrifikuan jetën, si para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ashtu edhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, dhe Kosovës ,duke vazhduar para e pas Luftës së Dytë Botërore e deri tek vitet e fundit të shekullit XX. Kjo do të shihet qartë në historinë e popullit tonë në të kaluaren e hershme dhe në të tashmen- fillimet e shekullit XXI.

Prandaj historia e popullit shqiptar në këta 100 vjet të kaluar është trajtuar jo vetëm nga historianet tanë , por edhe nga historianët e huaj të cilët janë munduar t’i përcjellin dhe t’i.trajtojnë ngjarjet më relevante që nga 28 Nëntori 1912, deri me 17 shkurt 2008, që janë ngjarje kulminante të historisë së popullit tonë. Mirëpo shtrohet pytja sa kemi qenë dhe sa jemi të përgatitur për të paraqitur (vlerësuar) drejt dhe pa ndikime ngjarjet historike më të rëndësishme të popullit tonë, respektivisht figurat e shquara për liri dhe pavarësi kombëtare?

Paqartësi dhe reagime rreth rivarrosjes së eshtrave të mbreti Zog

Shteti shqiptar me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë përveç shenimeve , përkujtimeve dhe festimeve për nderë të këtij përvjetori (jubileu) me rëndësi të veçantë , kishte planifikuar edhe bartjen e eshtrave të Ahmet Zogut nga Franca dhe në këtë mënyrë të bëhet rivarrimi i tyre (eshtrave) në mënyrë festive (solemne) pranë mauzoleut të familjes mbretërore si në shumë vende të botës, pasi personaliteti i mbretit Zog meriton të nderohet, sidomos me rivarrosjen e eshtrave në atdheun e tij, në Shqipëri. Mirëpo në këtë rast pati (ka) disa paqartësi historike, reagime rreth rivarrosjes së eshtrave të mbretit Zog në atdheun e tij, pranë antarëve të familjes mbretërore dhe veprimtarisë se tij si burr shteti (mbret) i Shqipërisë . Mendoj se në këtë drejtim , për një vlerësim të duhur ndaj figurave të shquara të kombit tonë, por edhe ndaj figurës së Ahmet Zogut dhe të figurave të tjera kombëtare ka munguar dhe ende mungojnë,

Këto debate, shkrime dhe opinione nëpër media të shkruara dhe elektronike sikur nuk janë të prezentuara mirë, respektivisht disa autorë me shkrimet e tyre po krijojnë ndasi para opinionit dhe nuk po dijnë kah të anojnë dhe nuk po kuptojnë mirë të vërtetën për të kaluaren e disa figurave të shquara kombëtare, sidomos për figurën e mbretit Zog dhe për vendin e merituar të tij në historinë tonë kombëtare.

Kurkush nuk është i pagabueshëm në jetën e tij

Mendoj se nuk është bërë gabim kur kanë vendosur që eshtrat e mbretit Zog të kthehen në Shqipëri, në atdheun e tij.Kjo ka qenë një obligim dhe një nderë jo vetëm për familjen mbretërore , por edhe për popullin shqiptar. Nuk ka njeri (prijsë, lider udhëheqës, mbret e të tjerë ) që nuk ka gabime gjatë karierës së vet vepruese dhe sunduese, ashtu siq pati edhe mbreti Zog. Mbreti Zog gjatë karierës së vet si mbret i Shqipërisë ka pasur mjaft gabime që nuk arsyetohen leht. Mirëpo gabimet e tij për të cilat është folur, po flitet dhe po interpretohen nëpër media sikur nuk po arrijnë të ndriçojnë sa duhet figurën e mbretit Ahmet Zogu dhe shumë figurave të tjera kombëtare..Në këtë çështje janë përzier shumë “gishtërinj” që nuk kanë njohuri për një vlerësim të duhur, sepse në disa gazeta në të kaluaren ,por edhe në të tashmen disa shkrime nuk mund të jenë bazë e duhur për ta vlerësuar personalitetin e figurave kombëtare e në vecanti figurën e mbretit Zog dhe shumë të tjerë ,siq nënvizohen nga disa historianë dhe politikanë në shkrimet dhe deklaratat e tyre. Kur flitet për anet negative për figurat e shquara kombëtare, sidomos për figurë e mbretit Zog duhet të flitet edhe për anet pozitive. Ai (Zogu) ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm si burrshteti dhe si mbret i Shqipërisë (1924-1939), njëri që tregoi aftësi, menquri dhe gjindshmëri në fushën e shtetndërtimit dhe diplomacisë shqiptare, duke hapur rrugën diplomatike me shtete në rajon dhe në botë…

ME TE LEXUARAT