Jeni “viktimë” e zbokthit? Përgatisni maskën natyrale për të shpëtuar njëherë e mirë

Soft

Jeni “viktimë” e zbokthit? Përgatisni maskën natyrale

Problemi I zbokthit ka prekur të gjithë dhe për disa zgjat për vite me radhë, duke u bërë një problem që duket se nuk ka zgjidhje. Hidhni në kosh shampot që ju premtojnë një zgjidhje dhe mbani shënim këshillën e dermatologëve, që japin disa produkte natyrale që do ju ndihmojnë.

 

Përdorni aspirinë për ta luftuar këtë problem. Aspirina përmban të njëjtin përbërës aktiv acid salicilik si shumë shampo të posaçme për trajtimin e zbokthit. Shtypni dy aspirina të mëdha derisa të formoni pluhurin e imët dhe shtojeni në shampon që përdorni zakonisht. Lani flokët si zakonisht, lëreni shampon 1-2 minuta në flokë dhe më pas mund t’i shpëlani.

Jeni “viktimë” e zbokthit? Përgatisni maskën natyrale

Vaji i pemës së çajit; Shumë i njohur për aromën e tij të freskët e për vetitë në flokë e lëkurë. Një shampo e pasur me këtë vaj mund të ulë me 78% mikrobet dhe zbokthin në lëkurën tuaj. Mjafton të shtoni disa pika të këtij çaji në shampon tuaj dhe lajini si zakonisht.

Soda e bukës; Disa përbërës që përdorni çdo ditë mund t’i përdorni edhe si mjete efektive kundlr zbokthit. Lagini flokët e më ps fërkoni skalpin me sodë buke për disa momente. Në fund lajini flokët tuaja si zakonisht.

Uthulla e mollës; Uthulla e mollës mesa duket është zgjidhja e shumë problemeve të organizmit dhe bukurisë. Kështu vepron edhe në eleminimin e zbokthit. Aciditeti tek uthulla ndryshon pehashin e lëkurës tuaj duke larguar zbokthin. ërzieni 50 ml uthull me 50 ml ujë dhe spërkasni flokët duke synuar rrënjët. Mbështillni kokën me një peshqir dhe lëreni uthullën të qëndrojë për 15 minuta deri në një orë, pastaj lani flokët si zakonisht.

Aloe vera; Një tjetër kurë natyrale për këtë problem do të ishtë aloe vera. Ajo është e pasura në vlera që e mbrojnë trupin në shumë forma. Ndaj pas dushit fërkoni skalpin me xhelin e aloe verës, lëreni të thahet për 30 minuta dhe më pas shpëlajeni.

ME TE LEXUARAT