Dhu'na vijon të jetë shkaku kryesor i divorceve në Shqipëri, urdhrat e mbrojtjes mbeten në letër

Aktualitet

 

Dhu'na vijon të jetë shkaku kryesor i divorceve në
Dhuna ndaj bashkëshortes apo bashkëshortit vijon të jetë shkaku kryesor i divorceve, pavarësisht viteve që kalojnë dhe masave ligjore të marra për mbrojtjen e viktimave.

Në Durrës, numri i divorceve rritet nga viti në vit. Në njërën anë, shihet si një zhvillim pozitiv ndërgjegjësimi i grave, të cilat nuk pranojnë më të durojnë dhunën për hir të familjes. Nga ana tjetër, mbetet shqetësues fakti se pikërisht dhuna vijon të jetë arsyeja kryesore e ndarjeve.

Sipas avokates, ka pasur raste kur bashkëshortja është tërhequr në momentin e fundit nga kërkesa për divorc, pasi partneri ka shfaqur pendesë dhe ka premtuar se sjellja e tij do të ndryshojë. Por në shumë raste, vetëm pas 3 apo 4 muajsh, dhuna është rikthyer dhe bashkëshortja është detyruar të nisë sërish procedurat e divorcit.

Problematike mbetet edhe zbatimi i legjislacionit për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje. Ndonëse kuadri ligjor konsiderohet i mirë në letër, në praktikë ai nuk jep rezultatet e pritshme. Sipas avokates, urdhrat e mbrojtjes shoqërohen me problematika të shumta në zbatimin e tyre nga institucionet përgjegjëse.

Ndërkohë, një pjesë e konsiderueshme e proceseve të divorceve shoqërohen edhe me çështje penale, kryesisht për dhunë në familje. Një tregues ky i problematikave që vijojnë të shoqërojnë trajtimin e këtij fenomeni, i cili mbetet një shqetësim serioz për shoqërinë shqiptare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion