E moshuara kthehet në heroinën e ditës, shpëton foshnjen që ra nga 20 m lartësi

Bota

E moshuara kthehet në heroinën e ditës, shpëton foshnjen
Një grua është duke u konsideruar si një heroinë në vendin e saj. 64-vjeçarja Sveltana Sanarova, ka arritur të shpëtojë me sukses një foshnje që ra nga 20 metra lartësi.

Gruaja sapo ishte kthyer nga të bërit pazar, ku pa foshnjën duke u varur në parvazin e një apartamenti.

Babai dhe nëna e djalit, bërtitën të tmerruar për ndihmë. Për fat të mirë, aty pranë u gjend Sanarova, e cila hapi duart dhe arriti të priste fëmijën.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Pashë djalin që po varej në parvaz, hapa duart dhe e prita. Për fat të mirë gjithçka përfundoi me sukses. Baba ii saj më ofroi para, nuk pranova, ndihesha e ofenduar nga kjo”, u shpreh gruaja.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion