Harrojini kremrat, zhdukeni celulitin me këtë mënyrë natyrale

Soft

Harrojini kremrat, zhdukeni celulitin me këtë mënyrë

Luftojeni celulitin në një mënyrë natyrale, për të pasur një trup perfekt kur të dilni me bikini. Bëhet fjalë për fasulet e bluara të kafesë. Sipas mjekve, ky përbërës natyral është përdorur prej shekujsh, pasi stimulon rinovimin e qelizave, duke promovuar gjallëri të lëkurës.

Ky produkt, ndihmon në heqjen e papastërtive dhe përveç shtresimit, përmban lëndë ushqyese që e mbajnë lëkurën e hidratuar. Nga ana tjetër kafja e bluar aktivizon qarkullimin e jakut dhe sistemin limfatik, ndërsa një shtresim i mirë i kafes ndihmon në uljen ënjtjes.

Një nga përfitimet kryesore të kafes kundër celulitit është zgjerimi i enëve të gjakut, duke shkaktuar një efekt forcues në inde. Lëkura e kafes është një burim thelbësor i antioksidantëve. Përmban vitaminë B1 dhe B5, magnez dhe kalium. Një pastrim me bazë kafeje jo vetëm që ndihmon në luftimin e celulitit kur aplikohet në mënyrë topike, por gjithashtu mund të hapë poret dhe të përgatisë lëkurën për pastrim të thellë.

Si ta përdorni kafen kundër celulitit?

Merrni tri lugë kafe, 1 lugë vaj kokosi dhe 1 lugë sheqer kafe. Përziejeni bashkë derisa të merrni një produkt në formën e kremit. Vendoseni përzierjen në zonat e prekura nga celuliti dhe fërkojeni lehtë lëkurën me lëvizje rrethore. Lëreni përzierjen të veprojë 10 minuta dhe më pas hiqeni me ujë të ftohtë për të aktivizuar qarkullimin e gjakut. Ju mund të shtoni dhe tre lugë ujë nëse doni një përzierje më të hollë.

Dhe një këshill: Lajeni lëkurën me ujë të ngrohtë para në mënyrë që të hapen poret.

ME TE LEXUARAT