GJKKO dënon ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci! Përfiton nga gjykimi i shkurtuar, ja sa vite burg i mbeten

Politikë

GJKKO dënon ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci! Përfiton nga

GJKKO dënon me 2 vite burg ish-kryebashkiakun socialit të Memaliajt, Gjolek Guci! Dënimi i ulet me gjykim të shkurtuar në 1 vit e 4 muaj

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Gjolek Guci dhe Edmonda Harizi, të akuzuar për kryerjen e veprës penale penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe 25 të Kodit Penal.”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Engjëllushe Tahiri, me vendimin nr. 72, datë 18.11.2026 vendosi: 

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjolek Guci, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258, (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me  2 (dy) vjet burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurit Gjolek Guci i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

Heqjen e së drejtës për të pandehurin Gjolek Guci për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurës Edmonda Harizi, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258, (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj 1 (një) vit burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurës Edmonda Harizi,  i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet 8 (tetë) muaj burgim.

Heqjen e së drejtës së të pandehurës Edmonda Harizi për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.

3. Shpenzimet proceduriale, ato të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak, sipas procesverbalit përkatës datë 09.02.2026, në shumën 38.925 Lek u ngarkohen të pandehurve të këtij gjykimi solidarisht me bashkëtëpandehurit e tjerë të të njëjtit procedim penal, dhe ato të kryera gjatë shqyrtimit gjyqësor, sipas procesverbalit bashkëngjitur këtij vendimi, u ngarkohen të pandehurve të këtij gjykimi, në mënyrë solidare.

4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion