Gurët në veshka, shkaktojnë probleme me zemrën, ja çfarë duhet të dini

Soft

Gurët në veshka, shkaktojnë probleme me zemrën, ja

Sipas studimeve, gurët në veshka mund rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe ishemisë. Një studim madhor mbi këtë çështje u publikua më herët këtë vit në Revistën Amerikane Për Sëmundjet E Veshkave.


Studimi shpjegon se formimi i gurëve në veshka dhe  zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare kanë ngjashmëri në faktorët e rrezikut.

Të dyja këto sëmundje ndajnë faktorë rreziku si mbipesha, kolesteroli i lartë, diabeti dhe tensioni i lartë.


Gurët në veshka nga ana tjetër supozohet të jenë një faktor i pavarur rreziku për sëmundjet kardiovaskulare.

Studimi në fjalë shqyrtoi të dhënat mjekësore të mbi 50,000 pacientëve që vuanin nga gurët në veshka.


Pas shqyrtimit të analizave u kuptua se gurët në veshka rrisnin rrezikun e sëmundjeve koronare me 19 përqind.

Ky problem rriste rrezikun e ishemisë me 40 përqind dhe të atakut në zemër me 29 përqind.

Kjo ndërthurje e gurëve në veshka me problemin e atakut në zemër duket se është më i izoluar tek femrat.

Si formohen gurët e veshkave?

Gurët në veshka përbëhen nga minerale dhe kripëra acidike. Ata ormohen kur mineralet në organizëm arrijnë një nivel tepër të përqendruar në urinën e personit.

Ato kristalizohen dhe ngjiten me njëra tjetrën duke formuar gurë.

Në të paktën 80 përqind të rasteve, gurët në veshka përbëhen nga kalçiumi.

Rastet e tjera tregojnë se gurët formohen nga substanca të tjera ose acidi urik.

Lëvizja e gurëve në veshka është shumë e dhimbshme.

Megjithatë, gurët në vetvete nuk shkaktojnë dëmtim të parikuperueshëm.

Shpesh, ato dalin vetë nga organizmi nëpërmjet traktit urinar.

Të dhënat tregojnë se 1 në 10 njerëz në botë do të vuajë nga gurët në veshka në një periudhë të caktuar të jetës.

Ngrohja globale është kthyer në një faktor të lartë rreziku për formimin e gurëve në veshka.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion