SPAK kontrolle në shtëpinë e Alma Kaçit, gjendet pajisja me të cilën futi në kurth Safet Gjicin

Aktualitet

SPAK kontrolle në shtëpinë e Alma Kaçit, gjendet pajisja

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i ish kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici pas skandalit seksual në zyrën e tij.

Mësohet se një javë më parë SPAK bëri kontroll në shtëpinë e vajzës, Alma Kaçit e cila shfaqet në videoskandalin e Gjicit.

SPAK ka sekuestruar pajisjet me të cilat dyshohet se është realizuar video-përgjim, ndërsa pajisjet janë dërguar për ekspertim dhe do të shihet nëse kanë regjistrime të tjera.

Sakaq vajza që shfaqet në video është lënë në masën “arrest shtëpie”, e akuzuar për veprën penale “korrupsion aktiv”.

Video ku Gjici shfaqej duke kryer marrëdhënie intime me shtetasen Alma.K u publikua gjerësisht në rrjet më datë 16 qershor.

Pas aktit seksual flasin për një tender për qentë e rrugëve dhe autorizon nënkryetarin e bashkisë të lidhë marrëveshje me të nën emrin e Bashkisë së Kukësit.

Disa orë pas publikimit, Gjici reagoi në rrjete sociale duke dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

Rikujtojmë se Gjici fitoi mandatin e dytë në krye të bashkisë Kukës në zgjedhjet e 14 majit përballë Admir Sinamatit të “Bashkë Fitojmë”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion