Gabimet që bëni gjatë dushit po ju dëmtojnë shëndetin

Soft

Gabimet që  bëni gjatë dushit po ju dëmtojnë


Një higjenë e mirë mbetet një higjenë e mirë, ama këto gabime që po bëni gjatë dushit po ju dëmtojnë seriozisht shëndetin.

Dushi pas palestre

Njerëzit mendojnë se arsyeja e vetme pse duhet bërë dush pas palestre është era e pakëndshme e djerës. Në fakt nuk është aspak kjo arsyeja përse duhet bërë dush pas aktivitetit fizik. Djersitja stimulon prodhimin e baktereve gjë që mund të shkaktojë sëmundje lëkure, prandaj pas djersitjes duhet që patjetër të bëni një banjë të mirë.

Uji i nxehtë

Shumë njerëz mendojnë se dushi me ujë të nxehtë është i mirë, në fakt është krejt e kundërta. Uji i nxehtë shkakton djersitje të menjëheshme dhe njëkohësisht plakje të lëkurës.

Larja e kokës

Flokët nuk duhen larë më shpesh se 2- 3 herë në javë, ndërkohë që trupi duhet larë çdo ditë.

Koka e dushit

Koka e dushit është një vatër bakteresh. Nëse nuk e pastroni mirë, bakteret do të bien direkt mbi lëkurën tuaj.

Sfungjeri

Mos e lini në banjë pasi të keni mbaruar punë sfungjerin me të cilin fërkoheni. Lagështira e banjës është shumë e favorshme për shumimin e baktereve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion