‘Je diktator’, Erdogan i kthehet me të njejtën monedhë kryeministrit italian: Ti je...

Bota

‘Je diktator’, Erdogan i kthehet me të njejtën

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ka quajtur “plotësisht arrogant dhe vulgar” kryeministrin italian Mario Draghi, i cili e quajti atë më herët një “diktator”. Erdogan fillimisht ka dënuar gjuhën e Draghit duke theksuar se është pamaturi totale dhe mungesë edukate. Po ashtu Erdogan i kujton Draghit se ai është kryeministër i emëruar dhe jo i zgjedhur nga populli.

“Ndërsa ne shpresonim që ta çonim marrëdhënien tonë në një nivel më të përparuar, ky djalë i quajtur Draghi i goditi fort”, shtoi ai.

Arsyeja për krizën në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Italisë ishin polemikat mbi protokollin e zbatuar në Ankara gjatë takimit midis presidentit Erdogan, Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe Kryetares së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

Erdogan dhe Michael u ulën në kolltuqe, ndërsa Von der Leyen mbeti pa u ulur dhe e habitur shpejt reagoi, duke u rehatuar në divan. Kjo skenë shkaktoi reagime të forta nga Brukseli dhe disa vende europiane.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion