Shqiptarët po përdorin gjithnjë e më shumë euron, Banka e Shqipërisë raporton rritje të pagesave

Aktualitet

Shqiptarët po përdorin gjithnjë e më shumë euron, Banka
Qarkullimi i lartë i eurove në ekonominë shqiptare ka rezultuar më I lartë nëse  e krahasojmë me pjesën e parë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë përdorimi i sistemit AIPS-EURO ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 duke u konfirmuar një fakt se eurot në ekonominë shqiptare kanë qenë më të larta për arsye ekonomike dhe që vijnë nga turizmi, remitancat si dhe investimet.

Deri në fund të muajit qershor, përmes këtij sistemi janë kryer rreth 239 mijë pagesa, me një vlerë totale prej 3,6 mld euro.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i pagesave është rritur me rreth 31%, ndërsa vlera e transaksioneve është rritur me rreth 25%. Të dhënat tregojnë një zgjerim të përdorimit të sistemit për pagesat në euro, si nga individët, ashtu edhe nga subjektet.

Një tjetër tregues i rëndësishëm është ulja e vlerës mesatare të transaksioneve. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, vlera mesatare për pagesë rezulton rreth 750 euro më e ulët krahasuar me një vit më parë. Kjo prirje sugjeron se AIPS-EURO po përdoret gjithnjë e më shumë për pagesa me vlera më të vogla dhe për nevoja të përditshme financiare.

Rritja e numrit të transaksioneve dhe ulja e vlerës mesatare për pagesë dëshmojnë për një përdorim më të gjerë të sistemit nga publiku.

AIPS-EURO përbën një mekanizëm shtesë të Bankës së Shqipërisë për kryerjen e pagesave në euro, duke kontribuar në uljen e kostove për individët dhe subjektet, si dhe në nxitjen e formalizimit të ekonomisë.

 

ME TE LEXUARAT