Promovimi del jashtë kontrollit, barkodi i Kalasë së Libohovës çon në faqen porno'grafike, drejtori sqaron situatën

Aktualitet

Promovimi del jashtë kontrollit, barkodi i Kalasë së
Një barkod (QR Code) i vendosur në tabelën informuese të Kalasë së Libohovës, në vend që t’u jepte turistëve informacion për monumentin, i çonte në një faqe me përmbajtje pornografike. Rasti u zbulua nga vetë vizitorët. Pasi skanonin kodin me telefon, në ekran u shfaqeshin pamje të papërshtatshme. Ata njoftuan më pas autoritetet lokale.

Drejtori i Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, Ardis Duka thotë se pas publikimit të rastit, barkodi është hequr nga tabela informuese për Kalanë e Libohovës.

I kontaktuar nga Report Tv, Duka deklaron se barkod i ishte vendosur rreth 6 vite më parë, në kuadër të një projekti të realizuar nga një organizatë jofitimprurëse. Në atë kohë ishte krijuar edhe një faqe interneti vetëm për Kalanë e Libohovës, ku turistët mund të merrnin informacion për monumentin.
Promovimi del jashtë kontrollit, barkodi i Kalasë së
Sipas Dukës, faqja ishte lënë pa mirëmbajtje dhe më pas është hakeruar. Duka thotë se do të verifikojnë kontratën e projektit, për të parë se çfarë parashikonte dhe kush kishte përgjegjësinë për mirëmbajtjen e faqes.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion