Dezinformimi po kër'cënon Shqipërinë, rriten sulmet kibernetike dhe përhapja e lajmeve të rreme

Aktualitet

Dezinformimi po kër'cënon Shqipërinë, rriten sulmet
Kërcënimet hibride, sulmet kibernetike dhe dezinformimi vijojnë të përbëjnë një sfidë për Shqipërinë dhe Evropën. Në një forum për ndikimet hibride, ekspertët diskutuan mbi aktivitetin kibernetik, ndërhyrjet e huaja dhe mënyrat e reagimit institucional.

 Autoritetet shqiptare konfirmojnë se janë evidentuar edhe raste të aktivitetit kibernetik iranian, ndërsa deri tani nuk janë raportuar ndërprerje të shërbimeve publike.

Kërcënimet hibride, sulmet kibernetike dhe dezinformimi vijojnë të jenë sfidë për Shqipërinë dhe Evropën.

Në një forum për ndikimet hibride, ekspertët diskutuan për masat ndaj këtyre kërcënimeve. Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Bledar Kazia, tha se kërcënimet kibernetike vijojnë.

Por, sipas tij, deri tani nuk ka pasur ndërprerje të shërbimeve publike.

Kazia foli edhe për aktorët pas sulmeve kibernetike. Sipas tij, mes tyre janë edhe aktorë iranianë. Në fokus ishte edhe dezinformimi dhe ndërhyrjet e huaja. Kazia tha se janë evidentuar raste të manipulimit të videove dhe fotove. 

Raste të aktivitetit kibernetik iranian në Shqipëri janë evidentuar edhe nga Qendra e Ekselencës për Kërcënimet Hibride. Ekspertja tha se kërcënimi nuk kufizohet vetëm te sulmet kibernetike.

Sipas ekspertes, krahas kërcënimeve është rritur edhe reagimi institucional.

Ekspertja theksoi se përballja me kërcënimet hibride kërkon bashkëpunim.

ME TE LEXUARAT