Situatë problematike në Qafë Buall–Martanesh, rruga bllokohet nga shembja e shkëmbinjve

Aktualitet

Situatë problematike në Qafë Buall–Martanesh, rruga
Rruga Qafë Buall-Krastë, që lidh Bulqizën me zonën e Martaneshit ofro 17 kilometra është bllokuar sot në orët e mëngjesit pas shembjes së një masivi të madh dheu nga anësoret e rrugës  pranë vendit të quajtur si Ura e Luçanës.

Si pasojë e rrëshqitjes së shkëmbinjve, qarkullimi në këtë aks është ndërprerë plotësisht, ndërsa disa automjete kanë mbetur të bllokuara në të dyja anët e zonës së shembjes.

Ky segment rrugor po i nënshtrohet një investimi me vlerë rreth 11 milionë euro, i cili përfshin stabilizimin e skarpatave përmes vendosjes së rrjetave dhe betonimit, ndërtimin e veprave të artit, si dhe shtrimin e rrugës me asfalt.

Investimi vjen si vazhdim i një projekti të mëparshëm, që kishte në fokus zgjerimin e trasesë dhe parashikonte gjithashtu asfaltimin e rrugës 17 kilometra të gjatë nga qafa e buallit deri në Martanesh.

Në total, vlera e dy tenderëve arrin në rreth 22 milionë euro për rehabilitimin e këtij aksi rrugor.

Firma kontraktore e ndërtimit të rrugës po merret me hapjen e saj dhe kthimin në normalitet të qarkullimit të saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion