Shqipëria me infrastrukturë digjitale më të fortë e të sigurt, SHBA investon mbi 40 milionë dollarë për sigurinë kibernetike

Aktualitet

Shqipëria me infrastrukturë digjitale më të fortë e
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen kibernetike të Shqipërisë ndaj kërcënimeve të sponsorizuara nga qeveri të huaja.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një njoftimi ku theksohet bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e sigurisë digjitale.

Gjatë Konferencës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë, ambasadori amerikan Eric Wendt vuri në dukje përparimin e vendit në forcimin e qëndrueshmërisë digjitale dhe trajnimin e ekspertëve të rinj përmes partneritetit me Shtetet e Bashkuara. 

Në këtë kuadër, ambasada veçoi edhe programe të përbashkëta si CyberNext, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve dhe ekspertizës në fushën e sigurisë kibernetike.

“Së bashku, po ndërtojmë një infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt për Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion