Shpërthen bombula e gazit, përfshihet nga flakët apartamenti në Elbasan (VIDEO)

Një apartament është përfshirë nga flakët në lagjen “Beqir Dardha”, e njohur ndryshe edhe si lagjja e Kinezëve, në qytetin e Elbasanit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i rënies së zjarrit është bërë shpërthimi i një bombole gazi në ambientet e apartamentit.
Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë për neutralizimin e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.
Ende nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar apo përmasat e dëmeve materiale.
Pritet që në vijim të bëhen të ditura më shumë detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes.


