Nga Mali i Zi drejt Shqipërisë me 1 kg kok'ainë, arrestohet 56-vjeçari në Pikën Kufitare të Muriqanit

Aktualitet

Nga Mali i Zi drejt Shqipërisë me 1 kg kok'ainë, arrestohet
Një 56-vjeçar është vënë në pranga këtë të mërkurë në pikën kufitare të Muriqanit, pasi tentoi të fuste me makinë në Shqipëri 1 kilogram lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Sipas raportimit të Policisë, në pranga ka rënë A. H., 56 vjeç, të cilit, gjatë kontrollit të automjetit, brenda një çante iu gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë mbi 1 kilogram.

Ndërkohë, lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Strukturat për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion