“Do thyej rekordin e Sabianit…”, ish-banori do të futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

Ish-banori i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Seno Fishta, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin.
Ai u shpreh se eksperienca në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte transformuese dhe e jashtëzakonshme. Madje shtoi se kur ka parë se edicioni i ri i “Big Brother VIP Albania” do të fillojë së shpejti, ka thënë me shaka se do që të thyej rekordin e Sabianit për hyrje.
“E jashtëzakonshme, unë e vlerësoj shumë. E kam thënë dhe dua ta theksoj, dua ti falënderoj për mundësinë që më dhanë, pa përjashtim. E kam thënë edhe me shaka se pashë dhe një story që kishte postuar Ledioni që fillon së shpejti, kam thënë se dua ti thyej rekordin Sabianit, aq shumë e kam atë eksperiencë, atë emision”, tha Seno Fishta.
I pyetur nga moderatori nëse e ka ndarë mendjen për të konkurruar këngëtarin, Seno tha duke qeshur “patjetër”.
“Po patjetër, do kisha dashur që të thyeja një rekord të paktën, për hyrjet”, u shpreh ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.


