Emrat, vr'asja në Bulqizë, kush është viktima 29-vjeçar, arrestohet autori

Aktualitet

Emrat, vr'asja në Bulqizë, kush është viktima
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Sopot të Bulqizës, ku mbeti i vrarë një person. Burime bëjnë me dije për SHEKULLI-n, se viktima është Elson Lala, 29 vjeç.

Autor i dyshuar është Bledian Firi, 44-vjeç nga Tirana. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë kohës që të dy këta persona ndodheshin për gjueti në malin mbi fshatin Sopot të NjA Zerqan të Bulqizës.

“Rreth orës 13:40, në pyllin e fshatit Fushë-Sopot, Bulqizë, shtetasi B. F., 44 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se gjatë gjuetisë, duke qëlluar me armë gjahu në drejtim të një kafshe të egër, ka qëlluar nga pakujdesia shtetasin E. L., 29 vjeç, banues në fshatin Strikçan, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shtetasi B. F. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, ndërsa arma e gjahut, e dyshuar si e përdorur në ngjarje, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion