Ylli i “Prison Break” diagnostifikohet me autizëm: U shokova, por…

Aktori Wentëorth Miller ka zbuluar se është diagnostikuar me autizëm një vit më parë. 49-vjeçari e bëri me dije lajmin në Instagram. Është diçka që nuk do të doja ta ndryshoja. Të qenurit autik është thelbësore për atë që jam. Për gjithçka kam arritur/artikuluar. Kjo vjeshtë shënon 1-vjetorin tim të diagnostikimin me autizëm. I paraprirë nga një vetë-diagnostikim.
Pasuar nga një diagnozë zyrtare. Ishte një proces i gjatë. Unë jam një burrë i moshës së mesme, jo një 5-vjeçar. Nuk di shumë për autizmin. Tani për tani është detyra ime të provoj të kuptuarit tim, duke rishqyrtuar 5 vitet e fundit nga një perspektivë tjetër”, tha ai.

Ylli i “Prison Break” shtoi se të “të njohurit e tij me diagnozën është një privilegj që shumë nuk e gëzojnë”. Aktori u shpreh se diagnostikimi me autizëm ishte një “shok” për të, por jo një surprizë.


