William dhe Harry dhurojnë fustanin e nusërisë së Princeshë Diana, ja plani që është bërë për veshjen ikonike

Showbiz

William dhe Harry dhurojnë fustanin e nusërisë së

Ka dalë në ekspozitë, veshja ikonike prej mëndafshi, e shenjuar në imagjinatën kolektive të viteve 1980, që princeshë Diana e ka veshur në dasmën e saj. Ky fustan “rikthehet” në vëmendjen e të gjithve pas 25 vitesh.

William dhe Harry dhurojnë fustanin e nusërisë së

Mediat britanike kujtojnë se ky fustan u dhurua nga djemtë e saj, William dhe Harry, për të qenë pjesë e një ekspozite të re, e vendosur në Pallatin Kensington, restaurimi i të cilit përfundoi së fundmi, raportoi media britanike.

Mediat shkruajnë se titulli i ekspozitës që do të përurohet më 3 qershor është “Royal Style in Making” (Krijimi i stilit mbretëror). Mësohet se qëllimi i kësaj ekspozite është të eksplorojë marrëdhëniet e ngushta dhe intime që krijohen midis një krijuesi të modës dhe një prej klientëve të tij, që është anëtar i familjes mbretërore.

William dhe Harry dhurojnë fustanin e nusërisë së

Në këtë sfond, disa nga krijimet më domethënëse do të ekspozohen për të gjetur një rrugë që mund të kulmojë vetëm me veshjen e dasmës së Dianës, me joshjen e saj dhe historinë e saj, të krijuar nga David dhe Elizabeth Emanuel, për ditën e martesës së Lady Diana Spencer me Princi Charles më 29 korrik 1981.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion