Punëtori i tij ra nga skela dhe po lufton me jetën në spital, përfundon në burg pronari

Aktualitet

Punëtori i tij ra nga skela dhe po lufton me jetën në spital,

Policia e Tiranës njoftoi mëngjesin e sotëm se ka arrestuar në flagrancë një 62-vjecacar, pasi punëtori në shtëpinë e tij ka rënë nga skela dhe është në gjendje të rëndë në spital. Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Kamëz.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” i shtetasit H. L,. 62 vjeç, pasi në Valias i Ri, Kamëz, duke punuar në objektin në pronësi të këtij shtetasi ka rënë nga skela, punëtori shtetasi K. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion