Kapen “mat” nga policia rrugore për shkelje të qarkullimit, në pranga 3 persona

Aktualitet

Kapen “mat” nga policia rrugore për shkelje të

Policia e Tiranës njoftoi mëngjesin e sotëm se policia rrugore ka vënë në pranga 3 të rinj, pasi kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor. Sipas njoftimit, dy prej tyre janë kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, ndërsa një tjetër, ishte pa mjetin përkatës.


“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: K. F., 25 vjeç dhe A. D., 35 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; D. S., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion