“U nda nga unë se qaja shumë”, Fifi tregon eksperiencat e shëmtuara me djemtë

Fifi në bashkëbisedim me Granitin ka treguar për jetën e saj personale, teksa theksoi se nuk ka besim tek meshkujt. Rrëfimi ishte pjesë e lojës që atyre u duhet të bëjnë këtë javë, për buxhetin e ushqimeve.
“Unë nuk ju besoj meshkujve më, ai tjetri që do të vijë në jetën time duhet të më bind që unë përkas aty, për ata unë mendoj shumë, se nuk besoj më, se e kam përjetuar vet me dhënë gjithçka për një njeri edhe me u zgjuar një ditë papritur edhe me të thënë unë nuk të kam dhënë shpresa.

Njëjtë më ka ndodh edhe me atë para këtij të fundit, kam qenë me të, u nda me mu se nuk i pëlqente që unë qaja, se kur u njoftua me mu më pa në televizion veç tu qesh dhe pas një viti e gjysmë ju ka kujtua që unë edhe qaj, dhe më thoshte ti po qan shumë, ndërkohë ankohej për gjendjen ekonomike dhe ato para që unë i fitoja ia paguaja borxhet, në një rast ai shkoi dy javë Greqi, kur u kthye në të njëjtën kohë që u pajtua me mua e kish nis një lidhje tjetër dhe kthehej vetëm kur nuk ia hapte telefonin ajo tjetra”, ka treguar këngëtarja.
Këtë javë, të gjithë banorët kanë rrëfyer nga jeta e tyre personale, duke mos patur problem edhe të qajnë. /Telegrafi


