Certifikata e lindjes, problem për shqiptarët në Itali, Demo takohet me homologun e tij, çfarë u diskutua mes ministrave

Politikë

Certifikata e lindjes, problem për shqiptarët në Itali, Demo

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka zhvilluar një takim sot me homologun italian Matteo Piantedosi, në Romë.

Demo trajtoi çështjen e njohjes automatike të certifikatave të lindjes lëshuar nga gjendja civile shqiptare. Dy ministrat diskutuan marrëveshjet në fushën e sigurisë, të cilat do të firmosen.

Demo në fokus pati Akademinë e Sigurisë për të cilën u shpreh se do të ketë formim profesional të punonjësve të Policisë në mbështetje nga policia italiane.

Postimi i Demos:

“Në Romë me homologun tim italian, Matteo Piantedosi: polici më e përgatitur, më shumë siguri për qytetarët dhe më pak burokraci për shqiptarët në Itali.

Diskutuam zhvillimin e Akademisë së Sigurisë sipas përvojës italiane, me programe më të mira studimi, përgatitje praktike dhe trajnime të përbashkëta.

Policët tanë duhet të kenë përgatitjen e duhur për të mbrojtur dhe për t’u shërbyer qytetarëve.

Marrëveshjet në fushën e sigurisë janë drejt përfundimit dhe do të firmosen mes dy vendeve.

Në fokus të bashkëpunimit janë shkëmbimi i informacionit në kohë reale, zgjerimi i skuadrave të përbashkëta hetimore dhe lufta kundër krimit të organizuar.

Trajtuam edhe një problem konkret për shqiptarët që jetojnë në Itali: njohjen automatike të certifikatave të lindjes, ashtu siç shkarkohen dhe printohen nga e-Albania. Synojmë të zgjidhim pengesat që hasin sot qytetarët, duke u kursyer kohë dhe burokraci në marrjen e shërbimeve.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion