Punime në Sheshin Shqiponja, ARRSH vjen me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

ARRSH njofton të gjithë qytetarët se gjatë ditës së nesërme, për shkak të ndërhyrjes në Sheshin Shqiponja, do të ketë kufizim të trafikut, pasi qarkullimi do të kryhet vetëm me një korsi.
Në njoftimin e ARRSH-së theksohet se gjatë zhvillimit të punimeve, në zbatim të planit të menaxhimit të trafikut, do të bëhet devijimi i përkohshëm i njërës prej korsive të qarkullimit, duke garantuar vijimësinë e lëvizjes së mjeteve në korsitë e tjera të disponueshme.
Njoftimi i ARRSH:
⚠️ Autoriteti Rrugor Shqiptar vijon zbatimin e projektit “Plotësimi i punimeve dhe përmirësimi estetik nga Sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit”, i cili synon plotësimin e elementeve infrastrukturore dhe përmirësimin estetik të këtij aksi rrugor.
📅 Në kuadër të këtij projekti, duke filluar nga data 13.11.2026, do të nisin punimet e parashikuara, të cilat përfshijnë ndërtimin e mbikalimeve për këmbësorët, gjelbërimin e segmentit rrugor, realizimin e sistemit të ndriçimit rrugor, si dhe përmirësimin e shtresave asfaltike në segmentin nga Sheshi Shqiponja deri në pikën e lidhjes me autostradën e re. Gjithashtu, do të realizohen edhe punime të tjera të parashikuara në projekt.
🚦 Gjatë zhvillimit të punimeve, në zbatim të planit të menaxhimit të trafikut, do të bëhet devijimi i përkohshëm i njërës prej korsive të qarkullimit, duke garantuar vijimësinë e lëvizjes së mjeteve në korsitë e tjera të disponueshme.
⚠️ Kontraktori ka marrë masat e nevojshme për organizimin e trafikut, vendosjen e sinjalistikës së përkohshme dhe zbatimin e të gjitha masave të sigurisë rrugore, me qëllim garantimin e sigurisë së përdoruesve të rrugës dhe të personelit që në kantier.
🙏 Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve gjatë zhvillimit të punimeve, si dhe respektimin e sinjalistikës së përkohshme dhe udhëzimeve të punonjësve në terren.


