Gjermania nuk “toleron” më, nga sot testet anti- Covid do bëhen me pagesë

Bota

Gjermania nuk “toleron” më, nga sot testet anti- Covid do

Më shumë se një gjysmë viti, testet kundër COVID-19 ishin falas, por nga tani, shumica e tyre duhet të paguhen nga qytetarët gjermanë. Nga 11 tetori gjermanët duhet të paguajnë vetë për testet e COVID-19, por ato do të vazhdojnë të jenë falas për fëmijët nën 12 vjeç dhe gratë shtatzëna.

Politika thotë, se do të ishte e gabuar, të paguhej nga shoqëria testi për COVID-19 për ata që refuzojnë vaksinimin, kur tani ky është i mundur. Edhe bashkitë gjermane e kanë përshëndetur këtë vendim.

“Ne nuk mendojmë, se heqja e testeve falas do të çojë në konflikte serioze sociale”, është shprehur Gerd Landsberg, kreu i Shoqatës së Bashkive dhe Komunave Gjermane, për rrjetin redaksional gjerman, “Redaktionsnetzëerk Deutschland”. /DW/

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion