Aksident në Lezhë, i riu përplas me makinë 78-vjeçaren, e moshuara përfundon në spital

Aktualitet

Aksident në Lezhë, i riu përplas me makinë

Një 78-vjeçare është përplasur nga një automjet në kryqëzimin e Rrilës në Lezhë. Aksidenti është regjistruar rreth orës 17:15, ndërsa e moshuara është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas informacionit paraprak të policisë, automjeti drejtohej nga një 30-vjeçar, me inicialet N. P., i cili ka aksidentuar këmbësoren P. K., rreth 78 vjeçe.

Ndërkohë, ndaj drejtuesit të automjetit kanë nisur veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion