“Thyen” heshtjen Oprah, tregon përshtypjet e interivstës së Meghan Markle dhe Princ Harryt

Showbiz

“Thyen” heshtjen Oprah, tregon përshtypjet e interivstës

Pothuajse dy muaj pas intervistës historike së Meghan Markle dhe princ Harry me Oprahn, kjo e fundit ka folur për herë të parë. Në një intervistë televizive, Oprah tha se nuk e kishte idenë që do të bënte kaq shumë jehonë sa vazhdon të bëjë.

Gjithashtu, ajo tha se është habitur gjatë kësaj interviste pasi Meghan kishte folur edhe për qasjet raciste të institucionit mbretëror, ku hamendësohej për ngjyrën që do të kishte Archie, bebushi i Meghan dhe Harry-it. Ajo është shprehur gjithashtu se para intervistës kishte kontaktuar me ta dhe kishin diskutuar rreth objektivit kryesor të bisedës në mënyrë që të dyja palët të arrinin qëllimin e tyre.

“Qëllimi ynë i përbashkët ishte e vërteta. Ata donin të ishin në gjëndje të tregonin versionin e tyre të historisë në një formë që do t’i lejonte të ishin të vërtet dhe të besueshëm”,  shtoi ajo.

ME TE LEXUARAT