Tea hidhet në krahët e dikujt tjetër…pak ditë pas ndarjes nga Bearti

Nuk ka shume dite qe lidhja mes Beartit dhe Teas mori fund, ndërkohë reagimi i këtij të parit kundrejt akuzave të ish-konkurrentes së “Për’puthen” bëri xhiron e rrjetit.
Mbrëmjen e kaluar një video ku Tea shfaqet në krahët e dikujt tjetër po qarkullon me shpejtësi në rrjet.

Në të gjitha rrjetet sociale është shfaqur një video e saj me një djalë misterioz të cilit deri tani i dihet vetëm emri.
Tea nuk e ka mbajtur të fshehtë. Gerald Lulja quhet djaloshi i cili u shfaq krah bukuroshes duke i qëndruar fare pranë e duke flirtuar me shikime.
Në fund të videos duket se dyshja shkëmbejnë edhe një puthje romantike duke i shtuar akoma më shumë ‘zjarr benziës’ për këtë raport të ri menjëherë pas ndarjes nga Bearti.



