Të dehur, turistët bëjnë sherr me rojet në koncertin e Noizyt (Video)
Lajmifundit
/
27 July 2021, 14:31
Showbiz

Një sherr ka ndodhur në koncertin e Noizyt në Sarandë. Mësohet se disa turistë të huaj, të dehur, janë kapur me rojet e lokalit ‘Orange Club’. Ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të koncertit të këngëtarit Noizy, kur ora shkonte drejt mbylljes së lokalit.
Turistët e huaj kanë dashur të hyjnë me forcë, duke përdorur edhe dhunë, dhe janë penguar nga rojet.
Prezenca e forcave të Shqiponja ka bërë që turistikët e huaj të shpërndahen dhe të largohen. Nga sa mësohet nuk ka asnjë të shoqëruar.


