S'ja ndjen! Gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burg, reagon Fjolla Morina

Showbiz

S'ja ndjen! Gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burg, reagon

Prej dy muajsh, këngëtarja Fjolla Morina është në kërkim nga policia ndërsa sot, Gjykata e Kukësit e dënoi atë me 6 vite burg.

“Vendimin do ta ankimojmë në Apelin e Shkodrës”, u shpreh avokatja e Fjollës, e cila kërkoi dënim me gjobë për të.

Nga ana tjetër, megjithëse ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe në kërkim nga policia, kjo nuk e ka penguar në asnjë moment që të shijojë jetën e saj.

S'ja ndjen! Gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burg, reagon

Së fundmi, ajo shijoi pushimet në Dubai me partnerin e saj Fisnik Sylën, me të cilin gjithashtu u kurorëzua me martesë po atje, pas një propozimi romantik.

A qenë Fjolla ajo që ka ndarë fillimisht me ndjekësit në rrjete sociale foto e video nga ky moment special në jetën e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina)

Megjithëse u dënua me 6 vite burg, Fjolla publikoi si përgjigje një tjetër foto nga ishujt Maldive në Instagram, duke lënë të kuptohet se s’ja ndjen aspak për vendimin e gjykatës. Gjithashtu, në një tjetër postim në InstaStory ajo publikoi një foto ku shkruhej:

“Bota është një xhungël. Ose lufto për atë që do, ose do të ‘hahesh’ nga ata që e duan diçka më shumë.”- fjalë që iu referuan situatës në të cilën ndodhej.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion