Jetonte prej 3 javësh poshtë krevatit të adoleshentes, 20-vjeçari e përdhunon dhe më pas i bën foto nudo

Bota

Jetonte prej 3 javësh poshtë krevatit të adoleshentes,

Një djalë 20 vjeç Jaret Wirght nga Barberton në Ohio dyshohet se ka përdhunuar një adoleshente nga Cincinnati ndërkohë që jetonte në dhomën e saj për tre javë dhe flinte fshehurazi prindërve të vajzës poshtë krevatit.

Më pas nëna e adoleshentes e zbuloi se në dhomën e së bijës qëndronte një i panjohur, por deri më tani autoritetet nuk kanë treguar se si ajo e mësoi që Wright jetonte brenda pronës.
Wright, i cili u arrestua të enjten, 18 Mars, akuzohet se e mbajti viktimën dhe e detyroi atë të bënte seks, raporton Mail Online.

Policia konfirmoi se adoleshentja e dinte që Jaret Wright po qëndronte nën shtratin e saj, por e ëma nuk e dinte. Nuk dihej gjithashtu nëse Wright shkonte dhe largohej nga prona apo ka qëndruar aty për 3 javë.Wright është akuzuar për sulm seksual dhe prodhim të pornografisë së fëmijëve, thotë policia. Prokuroria e Qarkut Hamilton tha se Wright akuzohet se i ka bërë vajzës foto nudo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion