Klodiana Spahiu propozohet për ministre të Shëndetësisë, zëvendëson Evis Salën

Politikë

Klodiana Spahiu propozohet për ministre të

Klodiana Spahiu është propozuar nga kryeministri Edi Rama si ministre e Shëndetësisë, duke zëvendësuar Evis Salën, e cila një ditë më parë dha dorëheqjen. 

Propozimi i Klodiana Spahiut u be sot (3 shtator) në mbledhjen që kryeministri Rama zhvilloi me ministrat, ndërsa emri i saj do t’i kaloje Presidentit per dekretim.

Ndërkohë edhe pse përflitej për ndryshime  te tjera në qeveri, mbledhja e sotme nuk solli asnjë emër të ri në kabinetin qeveritar.

Klodiana Spahiu është deputetë e PS për qarkun e Durrësit, ndërsa aktualisht mban edhe postin e nënkryetares së Kuvendit.

Kush eshte Klodiana Spahiu

Ajo ka kryer një sërë specializimesh ndër vite, si në fushën e kardiologjisë joinvazive: ekokardiografi, PU-EKG, eko-doppler e karotideve, pranë Universitetit Katolik: “Sacro Cuore”, Facolta di Medicina e Chirurgia “Agostino Gemeli”, Romë, Itali.

Në 2003-2004 kreu studimet pasuniversitare pranë Fakultetit të Mjekësisë, Departamenti i Lëndëve Paraklinike. Gjatë periudhës tetor 2005 – dhjetor 2005 ka kryer specializim në fushën e

kardiologjisë invazive, kateterizimi i zemrës dhe koronarografinë e zemrës, pranë spitalit “Santa Chiara”, Pisa, Itali.

Vite me vonë, 2012-2014 ajo ka përfunduar edhe masterin profesional “për menaxhimin shëndetësor”

Znj. Spahiu ka ushtruar profesionin e mjekut në klinikën e parë të kardiologjisë në QSUT.

Gjithashtu, ajo ka punuar si mjeke kardiologe dhe në repartin e patologjisë në spitalin e Durrësit gjatë viteve 2003-2009. Më pas është zgjedhur dhe drejtoreshë e këtij spitali.

Ajo ka një përvojë të gjatë edhe në fushën e pedagogjisë. Në vitin 2002-2003 ka qenë pedagoge në Departamentin e Lëndëve Paraklinike, Universiteti i Tiranës dhe në 2006 ka qenë pedagoge e jashtme në lëndën e fiziologjisë në Universitetin “UFO”, Tiranë.

Viti 2008 dhe në vazhdim – Docente në praktikat e kardiologjisë pranë Universitetit “Zonja e Këshillit të Mirë”, Tiranë. Ajo mban titullin “Doktore e Shkencave Mjekësore”.


ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion