Polici shkoi të takonte të penduarin e drejtësisë, irritohet Nuredin Dumani, dhunon efektivin

Aktualitet

Polici shkoi të takonte të penduarin e drejtësisë, irritohet

Një incident është regjistruar në ambientet e paraburgimit “313” në Tiranë, ku i paraburgosuri Nuredin Dumani dyshohet se është përfshirë në një përplasje fizike me një punonjës policie.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në mesin e muajit gusht 2026, në sektorin e sigurisë së lartë, ku mbahen persona të përfshirë në procese të rëndësishme penale.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka ndodhur mes Nuredin Dumanit dhe punonjësit të Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, Rexhep Sina, i cili dyshohet se është goditur me grusht gjatë përplasjes.

Pas incidentit, punonjësi i policisë raportohet se ka bërë kallëzim pranë strukturave të Policisë së Burgjeve. Më pas, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar një procedim penal, ku po hetohen veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Rexhep Sina ishte i ngarkuar me detyrën e garantimit të sigurisë fizike të Dumanit, i cili gëzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Deri në këto momente, nuk janë bërë të ditura zyrtarisht motivet që çuan në përplasjen mes tyre. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të dinamikës së incidentit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion